Këshillimi Motivacional në Fushën e Shëndetësisë
Abstract
Per të vendosur një komunikim të mirë është e nevojshme para së gjithash të vëzhgosh cilin person ke përpara, në të gjithë globalitetin e tij, duke patur parasysh rëndsinë që problemi i shëndetit përbën për personin. Përmirësimi i komunikimit me personin e semur do të thotë të njohësh aspekte të ndryshme të personalitetit te tij ku operatori sanitar i përgjigjet me modalitete interaktive që konsiderojne nevojat e ndryshme dhe përgjigjet emocionale verbale dhe joverbale. Është e rëndësishme të mësosh të komunikosh në mënyrë efikase duke e dëgjuar pacientin ndërsa na rrefen çrregullimin, patologjinë dhe efektet qe kjo ka në jeten e perditshme, në familje, në pune e në raporte sociale, sepse ajo çfarë na tregon pacienti nuk është vetëm semundja, por vetë jeta e tij. Intervista e motivimit është një tip këshillimi që nis nga këshillimi i raporteve. Këshillimi i motivuar qëndron konform kritereve si: përballimi, ndryshimi, autonomia. Në fushën e shëndetësisë intervista motivuese është e dobishme për: a) pacientin, b) operatorin sanitar, c) sistemin shëndetësor në përgjithësi. Këshillimi motivues është një lloj këshillimi plus diçka tjetër si: (aleancë terapeutike mjek-pacient, anamneza, stade të ndryshimit në të cilin gjendet pacienti, objektivat e tij, objektivat e operatorit sanitar, shkalla e motivimit, kontrata mbi objektivat). Tre pikat kyçe të këshillimit motivues janë: 1. aleancë terapeutike 2. qëndrim empatik 3. negocim i objektivave të synuara. Në asistimin e pacientëve me sëmundje kryesisht terminale por jo vetëm, komunikimi paraqet një moment strategjik kure, një element kualifikues të shërbimit të ofruar dhe një pritshmëri legjitime e pacientit dhe familjes. Komunikimi midis ekipit mjek-infermier dhe pacientit, është një faktor kryesor i një asistimi cilësor dhe lidhet direkt me rezultatet e mira klinike. Perballimi i patologjive nënkupton të bërit parandalim duke gjeneruar në popullat aftesinë për të konsideruar drejt sëmundjen dhe të kuruarit me terapitë e duhura të cilat nuk janë vetëm farmakologjike. Po aq të rëndësishme janë dhe marrëdhëniet, raportet e ndihmës me të sëmurin dhe familjarët e tij. Aftësia e raportimit dhe komunikimit në mënyre efikase përfaqëson një nga aftesitë më të mëdha të kërkuara sot operatorëve që punojnë në fushën e infeksioneve nga HIV/AIDS apo sëmundjeve onkologjike terminale dhe konsiston në aftesi komplekse që implikon njohuri profesionale dhe faktor personal.Downloads
Download data is not yet available.
Downloads
Published
2014-05-25
Issue
Section
Articles
License
This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial 4.0 International License.
How to Cite
Këshillimi Motivacional në Fushën e Shëndetësisë. (2014). Journal of Educational and Social Research, 4(2), 332. https://www.richtmann.org/journal/index.php/jesr/article/view/2844